Dakshayani, që mendohet të jetë elefanti më i vjetër në botë ka ngordhur në moshën 88 vjeçare në Indi.
Veterinerja tha se kafsha nuk po hante më ushqim, prandaj ngordhi të martën (5 shkurt).
Vitet e fundit, kujdestarët e ushqenin me karota dhe ananas pasi kishte vështirësi për të lëvizur.
Dakshayani nuk kishte marrë pjesë në asnjë eveniment publik prej vitesh.
Bordi “Travancore Devaswom”, i cili drejton tempullin ku jetonte, thotë se ishte elefanti më i vjetër i mbajtur në robëri.
Megjithatë, Rekordin Botëror si elefanti më i vjetër i mbajtur në robëri e mban Lin Wang që ngordhi në vitin 2003.
Lin ishte 86 vjeç dhe ngordhi në një kopsht zoologjik në Tajvan.