Nesër spërkatje kundër mushkonjave në Shkup

Nesër në orët e hershme të mëngjesit do të bëhet dezinfektim ajror kundër larvave të mushkonjave në zonën e qytetit të Shkupit, informoi Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK), pas njoftimit nga Qyteti i Shkupit.

Marketing

Nëse kushtet atmosferike nuk lejojnë kryerjen e dezinsektimit, do të spërkatet të nesërmen, kur kushtet atmosferike të jenë të favorshme, në të njëjtin termin.

Nga QMK apelojnë deri te bletarët që me kohë të ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve në rajoninë e Shkupit.