Presidenti i Ukrainës: Maqedonia e Veriut prishi planet e Rusisë

Presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko është shprehur se Rusia është përpjekur që ta pengojë anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

Marketing

“Rusia është përpjekur ta pengojë anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, por Maqedonia e tejkaloi këtë duke treguar unitet”, tha Poroshenko. Ai shtoi se protokolli për pranimin e Maqedonisë në NATO u nënshkrua më 6 shkurt në Bruksel dhe se vendi i Ballkanit së shpejti do të bëhet veni i 30-të i Aleancës.

Rruga e Republikës së Maqedonisë së Veriut është e vështirë. Por vendi ka treguar unitet dhe ia prishi planet Rusisë, e cila përpiqej që të pengonte këtë hap të rëndësishëm për forcimin e sigurisë në Europë. Ndërsa dera e NATO-s është e hapur për vendin e 30”, deklaroi kreu i shtetit ukrainas Petro Poroshenko.