Bota do ta kujtojë gjithmonë golin e fundit të shënuar nga Sala

Bota e sportit ka marrë lajmin e keq, trupi i nxjerrë nga rrënojat e aeroplanit të rrëzuar është i sulmuesit Emiliano Sala.

Pas përfundimit të testeve të mjekësisë ligjore, Policia e Dorest ka konfirmuar se trupi i pajetë i takon sulmuesit Emiliano Sala.

Marketing

28 vjeçari kishte kompletuar transferimin nga Nantes te Cardiff, por për skuadrën angleze nuk arriti të debutonte, me fatkeqësinë e pësuar.

Sala te Nantes qëndroi për tre sezone e gjysmë (2016/2019).

Goli i fundit i shënuar në fanellën e Nantes dhe në jetën e tij, është ai ndaj Marsielle, në fitoren 3:2 të skuadrës së tyre

Embedded video

Taz@TazPhalora

Emiliano Sala’s last ever goal.