LSDM: Pas Gjermanisë, Maqedonia më shumë ka tregtuar me Greqinë

Partia maqedonase në pushtet LSDM, duke ju referuar të dhënave të fundit për këmbim tregtar thekson se zgjidhja e kontestit të emrit ka ndikuar pozitivisht në marrëdhëniet mes Maqedonisë dhe Greqisë.

Marketing

Ata thonë se pas Gjermanisë, Maqedonia më shumë ka bërë tregti me Greqinë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Nga LSDM shtojnë se anëtarësimi në NATO e garanton sigurinë dhe do të sjell investime, rritje ekonomike dhe më shumë para për qytetarët.

“Me nënshkrimin e protokollit për anëtarësim në NATO, shteti jonë përfundimisht do të merr vendin e saj në aleancën botërore më të sigurt. Kjo është realizimi i interesave të larta kombëtare dhe shtetërore. Është garantuar siguria, janë garantuar kufijtë”, thonë nga LSDM.