Maharafa Tandina forcon sulmin e FC Shkupit

Sulmuesi i krahut nga Mali , Maharafa Tandina, është anëtari më i ri i FC Shkupit. Bëhet fjalë për futbollistin 21 vjeçar, i cili ishte anëtar i kategorive të reja të skuadrës turke , Beshiktash. Ndërkohë tek FC Shkupi vjen në formë të huazimit nga skuadra e Mladost Kakanj, me të drejtën e blerjes së kartonit të tij në fund të sezonit.

Marketing

“Është kënaqësi për mua që sot vë firmë për skuadrën e madhe siq është FC Shkupi, ndërsa u shpreh mirënjohje drejtuesve të klubit dhe trajnerit Umit Karan për besimin që më dhanë. Unë do mundohem që në secilën ndeshje të jap maksimumin”, tha mes tjerash Tandina.

Të shtunën , FC Shkupi do të zhvillojë sfidën e fundit kontrolluese para fillimit të sezonit të ri, kur takohet me skuadrën e Gjilanit nga Kosova. Sfida nis në orën 13.00 në stadiumin pran qendrës sportive “Petar Milloshevski” në afërsi të FFM-së. Për shkak të rekonstruimit të stadiumit në Çair, FC Shkupi , sfidat e sezonit pranveror do t’i zhvillojë në kompleksin pran FFM-së.