Të paktën një e treta e akullnajave të Himalajave janë të destinuara të zhduken deri në vitin 2100 edhe nëse ngrohja globale mund të mbahet e pandryshuar.
”Nëse nuk do të ndërpriten emetimet e gazrave serrë, një e treta e akullnajave në Himalaja do të zhduket”, sipas kërkimit të Qendrës Ndërkombëtare për Zhvillimin e Integruar të Maleve (ICIMOD), i cili ka përfshirë në studim më shumë se 300 shkencëtarë.
”Rreth 15% e akullnajave janë zhdukur në krahasim me vitin 1970”, thonë studiuesit.
Pasojat e shkrirjes së këtyre akullnajave do të preknin pothuajse dy miliardë njerëz, 250 milionë njerëz të cilët do të preken nga furnizimi me ujë dhe një miliard e 650 milionë që jetojnë në lumenjtë e mëdhenj të Indisë, Pakistanit dhe Kinës që burojnë nga Himalajat.
Shkrirja e akullnajave do të rrisë rrjedhën e lumenjve, me rrezikun e përmbytjeve, pastaj do të zvogëlojë sasinë deri në dëmtimin e ujitjes së kulturave bujqësore.