Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani në kuadër të vizitës së tij disaditore ne Uashington, mbajti takim me Vilijam Berkli, Drejtor për NATO dhe Çështje Evropiane në Këshillin Nacional për Siguri në administratën e Shtëpisë së Bardhë.
“Me siguri nuk ekziston kohë më të mirë për këtë takim, duke pasur parasysh edhe nënshkrimin formal të protokollit të NATO-s, me të cilën Maqedonia zyrtarisht u ul në karrigen e aleancës euro- atlantike” deklaroi Osmani në takim, duke theksuar këtë sukses si interes i përbashkët i të gjitha vendeve të NATO-s, dhe për të cilën shprehu mirënjohje të veçantë për mbështetjen e SHBA-ve në këtë proces.
“Maqedonia bëhet partner i besueshëm i SHBA0ve, fuqishëm e përkushtuar në promovimin e vlerave perëndimore, demokracinë dhe stabilitetin në rajon” deklaroi Osmani, duke përcjell mesazhin nga ana e Qeverisë për përkushtim drejt procesit reformues, në ndërtimin e institucioneve të qëndrueshme dhe të forta, si dhe marrëdhëniet e mira me fqinjët. Osmani theksoi aktivitetet në Planin 18 reformues, si bazë për progresin edhe në procesin euro- integrues, duke e potencuar edhe pritjet tona edhe për një Raport dhe rekomandim pozitiv nga ana e Komisionit Evropian, si bazë në të cilën presim fillim të negociatave me BE-në këtë vit.
Në agjendën e sotme të Osmanit janë edhe vizitat e institucioneve më të mëdha amerikane, ku do të mbajë takim me Pol MekKarti, Drejtor rajonal për Evropë në Institutin Ndërkombëtar Republikan (IRI), si dhe me Sheri Brajan, Nënkryetar i Institutit Demokratik Nacional (NDI).
Paraprakisht, Osmani mori pjesë edhe në tryezën e rrumbullakët para përfaqësuesve të njërës nga think-tank organizatat më me ndikim në SHBA tema e të cilit është bashkëpunimi i SHBA-ve dhe Evropës – “Fondi Gjerman Marshall” (German Marshal Fund), kishte fjalën e tij në temë: “Hapat e ardhshëm: Maqedonia në rrugë drejt reformave demokratike dhe anëtarësim n NATO dhe BE.