Muriqi ka vazhduar me formën e mirë në Superligën e Turqisë. Ai i ka shënuar Antalyasporit.
Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka realizuar një gol të mrekullueshëm në takimin që Rizenspori është duke e fituar ndaj Antalyasporit.
Numri 9 i “Dardanëve” lëshoi një predhë me të majtën në minutën e gjashtë, për të realizuar për 1-0, ndoshta golin më të bukur në karrierë.
Për Muriqin, ky ishte goli i shtatë deri më tani këtë sezon.
Vedat Muriqi Harika gol #rizespor pic.twitter.com/UFP1sv5PG9
— ikibucuküstt (@detayanalizzzz) February 9, 2019