Trump “ka dështuar” të sjellë përfundimin rreth vrasjes së Khashoggit

Administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka refuzuar t’u përgjigjet kërkesave të Kongresit për të ofruar raportin lidhur me vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi.
Senatorët kanë bërë kërkesë në tetor për të hetuar vrasjen dhe kanë kërkuar nga Shtëpia e Bardhë të ofrojë më shumë informacione. Një zyrtar i administratës tha se presidenti ka pasur të drejtë të tërhiqet nga involvimi në rast.

Marketing

Khashoggi ishte vrarë pas hyrjes në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll në tetor të vitit të kaluar. Ai ishte kritik i Qeverisë saudite. Trupi i tij raportohet se është zhdukur dhe ende nuk është gjetur. Intelegjenca amerikane ka raportuar se një operacion i tillë kërkon lejen e princit të kurorës Mohammed bin Salman.

Të shtunën, baronesha Helena Kennedy, anëtare e ekipit të ekspertëve ndërkombëtar në Kombet e Bashkuara, që kishte hetuar rastin, i tha BBC-së se vrasja u planifikua në nivel të lartë.

Por, zyrtarët e Arabisë Saudite insistojnë se vrasje ka ndodhur nga një ekip i agjentëve sauditë dhe jo nga urdhëri i princit.

Një njoftim nga administrata e Trumpit, thotë se presidenti ” mban diskrecionin e tij për të refuzuar të veprojë sipas kërkesave të Komitetit të Kongresit kur është e nevojshme”.

Por, senatorët demokratë, thanë për New York Times se presidenti, sipas Aktit Magnitsky, duhet të japë përgjigje brenda 120 ditëve ndaj kërkesave të Komitetit të Senatit. Ky afat ka kaluar të premten.