Për ndërtimin e klinikës së re në komunën e Gjorçe Petrovit rishikohet mundësia të zgjidhet pako e projektit të gatshëm të zhvillimit të punimeve me çka do të përfundojë për katër, jo për dhjetë vite.
“Bëhet fjalë për një model ku duam t’i bashkojmë procedurat për projektim, në procedurë zyrtare dhe procedurë tenderimi e cila nuk nënkupton partneritet publik- privat, por ndërtimin e Qendrës së re klinike nga ana e shtetit me mënyrë adekuate të kreditimit. Mendojmë për këtë model të bërjes në paket, të cilin ende e analizojmë nëse mund të zbatohet konform ligjit tonë për furnizime publike, pasi ka projekte të mëdha nga kompani të cilat kanë përvojë të madhe në realizimin e punimeve të spitaleve në mbarë Evropën, ka deklaruar ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe pas takimit të sotëm me mediat.
Qëllimi siç tha, është të shkurtojmë afatin kohor të realizimit të projektit të Qendrës klinike.
“Vlerësimet tona janë se nëse shkojmë në këtë mënyrë dhe nëse atë e lejon ligji për furnizime publike, mund ta kemi Klinikën të përfunduar për periudhë prej katër vitesh. Nëse i fillojmë procedurat ndaras, së pari të tenderojmë projekt, më pastaj punimet me siguri e tërë procedura do të zgjat rreth 10 vite”, ka thënë Filipçe.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, ministri ka shpjeguar se ende nuk kanë arrit në fazën e financave dhe se në këtë do të punojnë së shpejti. Ka shtuar se banka e Evropës Qendrore do të jetë një nga burimet e mundshme të financimit.
I pyetur për lokacionin i cila për momentin gjendet në Qendrën klinike, Filipçe ka thënë se mendojnë në këtë dhe ka shtuar se me siguri do të mbetet një aktivitet që do t’u shërbejë qytetarëve të cilët jetojnë në atë pjesë të qytetit. Pjesa tjetër e tokës, sipas tij mund të përdoret edhe në tjetër mënyrë, të shitet.
“Ai është lokacion me vlerë dhe me të mundemi të kthejmë edhe paratë, pjesërisht nga kredia me të cilën do të shlyejmë borxhin”, ka thënë Filipçe.