Demolohet Sheshi Skënderbeu, reagon Ganiu

Qytetarë të pandërgjegjshëm kanë demoluar Sheshin Skenderbeu. Kjo ka shkaktuar reagimin e kreut të Komunës së Çairit, Visar Ganiu, i cili përmes një postimi në faqen e tij zyrtare kaë shkruar se Sheshi Skenderbeu, si vatër e kulturës dhe identitetit nuk e meriton një gjë të tillë. Ganiu njëherit premton se dëmi do të sanohet menjëherë.

Marketing

“Sheshi Skenderbeu në Shkup si vatër e kulturës dhe identitetit tonë kombëtar nuk e meriton këtë trajtim! Shpreh revoltën time jo vetëm si kryetar komune, por mbi të gjitha si qytetar që i ka të shenjta monumentet e përkujtimit të sakrificës heroike ndër shekuj. Së shpejti ky dëm i shkaktuar do të menjanohet, por apeloj për ndërgjegjësim në të mirë të ardhmërisë së shëndoshë të fëmijëve tanë dhe paralajmëroj shqiptimin e dënimeve rigoroze për çdo kënd që do të merr guximin të dëmtojë një gjë kaq me vlerë për të gjithë ne!”, shkruan në profilin e tij në Facebook, kreu i Komunës së Çairit, Visar Ganiu.