PSG do të përballet me një numër të madh lëndimesh para sfidës me Manchester United.
Neymar JR do t’i mungojë skuadrës, kurse Edinson Cavani është në dyshim pas lëndimit të pranuar sot.
Por, sot në fushë ka zbritur edhe Marco Verratti, i cili me gjasë do të jap kontributin e tij edhe në ndeshjen e Champions Leagues.
Pas ndeshjes taliani ka thënë disa fjalë që lënë të kuptohet se ai do të paraqitet në këtë sfidë.
“Jam shumë i lumtur që u ktheva prap në fushë pas tri javëve mungesë” ka thënë fillimisht Verratti.
“Të gjithë duan të luaj të martën, do të jetë ndeshje e madhe për tu luajtur” ka thënë ndër të tjerash mesfushori italian.