Sudan, 3 të vdekur nga rrëzimi i një helikopteri

Tre presona humbën jetën në rajonin e trazuar Abyei në kufirin midis Sudanit dhe Sudanit të Jugut, kur helikopteri ushtarak etiopian u rrëzua në bazën e forcave paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara.

Marketing

Forcat e përkohshme të sigurisë së OKB-së në Abeyeu (UNISFA) përmes një njoftimi bënë të ditur se helikopteri me 23 persona ishte duke transportuar forcat kur u rrëzua. Më tej shtohet se 3 nga 10 të plagosurit janë në gjendje kritike.

“Shkaku i aksidentit ende është i panjohur. Etiopia ka rreth 4500 njerëz në terren që mbështesin përpjekjet e UNISFA për të siguruar paqen dhe sigurinë në Abyei”, shton UNISFA.

Sudani i Jugut është ndarë nga Sudani pas referendumit të vitit 2011. Të dyja vendet kanë mosmarrëveshje mbi disa çështje, përfshirë statusin e rajonit të diskutueshëm Abyei, të pasur me naftë dhe mbështetjen e supozuar të Sudanit të Jugut për rebelët në Sudan.