Micotakis: Nëse duhet t’i mbrojmë interesat tona kombëtare, do të vendosim veto

Nëse duhet të vendosim veto në procesin e negociatave të Shkupit me BE-në, që t’i mbrojmë interesat tona nacionale do ta bëjmë atë, edhe një herë porositi lideri opozitar i Demokracisë së Re, Kirijakos Micotakis në fjalimin në qytetin grek Janicë, njofton korrespondentja e MIA-s në Athinë.

Marketing

Micotakis ka përsëritur qëndrimin e tij se Marrëveshja e Prespës është marrëveshje e dëmshme, marrëveshje për të cilën Cipras dhe Koxias kanë negociuar fshehtas, ndërsa “Kamenos ka qenë ai që i ka dhënë lapsin Ciprasit në Prespë që të nënshkruajë marrëveshjen dhe poashtu ka një pjesë të madhe të përgjegjësisë për gjithçka që ka ndodhur”. Ka shtuar se pas nënshkrimit të ratifikimit të marrëveshjes, peshën politike e kanë edhe ata dhe do duhet të shohin se si do të vazhdojnë më tutje.

“Demokracia e Re e pranon faktin se sot kemi të ratifikuar një marrëveshje ndërkombëtare. Por, nuk i lëshon armët nacionale që i ka në dispozicion. Nëse kjo nënkupton se duhet të vihet veto në procesin qasës të Shkupit në BE që t’i mbrojmë interesat nacionale, do ta bëjë atë”, ka porositur Micotakis dhe ka shtuar se do të bëjnë gjithçka që është e mundur të pengojnë marrëveshjen.

“Cipras tha ‘po’ dhe me lehtësi të madhe u lejoi fqinjëve tanë të krenohen dhe të thonë se ata janë maqedonas. Maqedonas të vetëm që së shpejti do të na thonë”, ka thënë lideri i Demokracisë së Re, Micotakis, transmeton MIA.
Micotakis i është drejtuar Ciprasit, duke thënë se 70 për qind e popullit grek dhe 80 për qind e Maqedonisë greke janë kundër marrëveshjes.