MASH, miraton listën e re me lektyrat shkollore

Nga viti i ardhshëm shkollor nxënësit e ciklit fillor do të kenë mundësinë të lexojnë lektyra të reja në gjuhën shqipe. Alsat mëson se Ministria e Arsimit ditë më parë i ka dhënë dritë jeshile Listës së propozuar nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit, e përgatitur paraprakisht nga komisioni i ekspertëve pas sugjerimeve dhe vërejtjeve të shkollave fillore dhe shumë profesorëve.

Marketing

Ndër kritikuesit më të zëshëm ishte edhe profesori Avzi Mustafa i cili këtë rifreskim të listës së lekturave e vlerëson si shpresë për ti nxitur nxënësit për të lexuar.

Besoj se kjo do të jetë edhe një avancim i librit dhe ti shtim nxënësit sa më tepër ti lexojnë për arsye se dihet kohët e fundit është vështirë që dikush të merr edhe të lexoj sepse janë rrjetet e ndryshme sociale ku ato i shikojnë ato tema të cilat atyre u interesojnë.

Deri tani kemi pas lektyra të tilla të cilat kanë qenë të pakuptueshme dhe nuk kanë qenë interesante dhe ka ardhur deri te ajo që nxënësi ta flak ose mos e lexoje aspak lektyrës”- pohoi Avzi Mustafa, profesor.

Vërejtje për lektyrat e deritanishme kanë nënvizuar edhe vet nxënësit e klasave fillore. Madje, në lektyrën “35 Maji”, nxënësit e klasës së katërt kishin hasur në fjalor ofendues dhe të dhunshëm.

Nuk kishte gjuhë standarde dhe mbante fjalë të këqija që nuk janë për moshën tonë. Vitin e ardhshëm që do të jenë lektyrat e reja shpresoj të kenë më shumë fjalor të pastër dhe të mos ketë fjalor të papastër”- tha Blin Xhaferi, nxënës.

Kam mbajt në mend vetëm një e cila ishte,” po të dëgjojnë prindërit do të ma këpusin kokën”. Duhet të kenë fjalor më të mirë dhe duhet të kenë fantazi shumë të bukur për moshën tonë”- pohoi Blina Ejupi, nxënëse.

Listat e plota të lektyrave shkollore ishte përpiluar që para 30 viteve, bazuar në plan programet e vitit 1989. Pavarësisht shumë përpjekjeve për rifreskimin e lektyrave, në listat ekzistuese ka emra dhe tituj të botuar para gjysmë shekulli. Sa për ilustrim, “Treni në dëborë” i botuar në vitin 1930, “Pipi çorapegjata” e botuar në vitin 1945,“Zoki Poki” i botuar pas vitit 1960 dhe “Samari magjik” i botuar në vitin 1989, janë vetëm disa nga lektyrat që edhe pas një gjysmë shekulli vazhdojnë t’i lexojnë nxënësit e shkollave fillore.