Ende nuk është e qartë së cila prokurori do të ketë në vazhdim kompetencat në rastin Monstra.
Vendimi i Supremes që ndalon hapjen e hetimeve nga Specialja, pas 30 qershorit të vitit 2017, ka vënë në pikëpyetje edhe këtë rast që PSP e mori nën kometencë në mars të 2018.
Nëse merret parasysh praktika e vendimit paraprak, lënda ka gjasa që t’i rikthehet Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, por kjo do të vinte në pikëpyetje përdorimin e materialet e përgjuara që PSP thotë se i ka për këtë lëndë.
Ish gjykatësi i supremes Beqir Iseni, në intervistën javore për TVM 2, sqaron se cfarëdo vendimi që të merret, lënda do të vazhdojë deri në marrjen e vendimit përfundimtar pa marrë parasysh në kompetenca të cilës prokurori mbetet, por procedura sigurisht që do të zgjatej.
“Mund t’i dorëzohet lënda për rastin” Monstra” ashtu siç është marr nga Prokuroria e Rregullt dhe sërisht t’i dorzohet prokurorisë së Rregullt dhe të vazhdojë gjykimi. Unë mendoj se nuk kishte nevoj t’i merret lënda Prokurorisë Themelore, sepse këto prova që i ka pasur PSP ka mundur t’i dorzohen Prokurorisë Themelore dhe të vazhdoj gjykimi.
Në qoftë se shkon lënda, a lënda nuk mund të shkoj në Gjykatën Supreme pa u shqiptuar vendimi gjyqësor, ndërsa në qoftëse PSP tani konstaton se duhet t’i kthehet lënda në Prokurorisë së rregullt nuk ka asnjë problem i njëjti të dorëzohet” – tha Beqir Iseni, ish Gjykatës në Gjykatën Supreme.