Kuvendi i Shqipërisë pritet të ratifikojë seancën e së enjtes protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.
Kryeparlamentari Gramoz Ruçi pas takimit me të ngarkuarin me punë të Maqedonisë në Tiranë tha se Shqipëria ashtu siç ka premtuar do të jetë ndër vendet e para që do të ratifikojnë Protokollin.
Qeveria shqiptare sipas Ruçit tashmë e ka miratuar vendimin, i cili ka arritur në Kuvend dhe do të ratifikohet me procedurë të përshpejtuar, njofton Oranews.
“Data e parë e mundshme për këtë ratifikim është seanca e javës së ardhshme, 14 shkurt. Pavarësisht klimës politike ndonjëherë të polarizuar në Shqipëri, të gjitha grupet politike në Kuvend kanë shprehur vullnetin politik pozitiv për ratifikimin e Protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO”, ka shtuar Ruçi.