Një zënkë ka ndodhur në një lokal ‘shisha’ bar në Austri.
Një 29-vjeçar nga Maqedonia ka vdekur pas lëndimeve të marra nga zënka, shkruajnë mediat austraike.
Sipas raportimeve, e gjitha kishte filluar të premten në mbrëmje në një shisha bar, ku janë pëdorur edhe thika e shkopinj.
Sipas mediave austriake, zënka ka ndodhur mes dy familjeve maqedonase, e cila ka përfunduar me një të vdekur, përcjell albinfo.ch.
Gjithmonë sipas raportimeve, viktima është therur disa herë dhe nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.
Redaksia e albinfo.ch merr vesh se bëhet fjalë për një të ri 29 vjeç nga Gostivari.
“Një shtetas 29 vjeçar nga Maqedonia nuk u mbijetoi lëndimeve. Nëntë vetë u përfshinë në përplasjen fizike. Trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi”, është shprehur Prokuroria.