Pensionisti Toni bën edhe një mrekulli: Inçizon këngën ‘Ushtro’

Pensionisti më i popullarizuar i Ballkanit, Talat Selmani, i njohur me nofkën Toni, nuk pushon me mrekullitë e tij.

Marketing

Pasi u bë i njohur me deklaratën e tij ‘Ushtro, he nanën’, videoja e të cilit u bë virale po atë që u shfaq në Facebook, pas kësaj të gjithë donin të xhironin diçka me këtë pensionist.

Toni ka incizuar edhe një këngë dhe spot me Sven Kranzelicin, në produksion të JooBoos-it.

Emri i këngës, siç është pritur, është ‘Ushtro, he nanën’, ndërsa në refren është mu ajo deklarata e tij e famshme, e cila këngës i jep sharm të veçantë.
Kjo, duket, mund të jetë hit i vitit!