Një 12-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur në Rodos të Greqisë.
Ai u transportua me urgjencë në spitalin e qytetit, por mjekët konstatuan se kishte ndërruar jetë.
Hetimet kanë nisur nga Autoriteti Qendror i Portit të Rodosit dhe policia për të zbardhur shkaqet dhe rrethanet në të cilat mund të ketë ndodhur ngjarja.
Pritet një përgjigje nga spitali lidhur me shkakun e vdekjes së të miturit.