Disa udhëheqës dhe gazetarë të kompanive mediale në Francë janë suspenduar apo larguar nga puna nën dyshimin se kanë koordinuar ngacmime online në një grup privat në Facebook.
“League du LOL” me shumicën e anëtarëve meshkuj, kane targetuar shkrimtaret, gratë dhe aktivistet feministe në mesin e shumë të tjerëve, me ngacmimet e tyre online.
Dhjetëra persona kanë ndarë eksperiencën e tyre të ngacmimit në internet nga ky grup, pasi gazeta “Liberation” e beri të ditur ekzistencën e tij.
Dy gazetare të kësaj medie janë në mesin e personave të larguar nga puna.
Gazetari freelancer Vincent Glad, që themeloi grupin online në vitin 2009, ka kërkuar falje përmes Twitter duke thënë se “tani e ka kuptuar se veprimet e tilla janë të papranueshme dhe se nuk janë qesharake”.
Zakonisht duke përdorë llogari të rreme anëtarët e këtij grupi kanë ngacmuar dhe kanë bërë shaka me kolegët e tyre gazetarë – shumica prej tyre gra. Gjithashtu ka pasur shaka për përdhunime si dhe fotografi te punuara me photoshop – figura të vendosura mbi imazhe pornografike.
Gazetaret dhe shkrimtaret me nam duke përfshirë Nora Bouazzouni, raportuesen e “Slate France” Lucile Bellan, dhe Mélanie Wanga, të gjitha kane thënë se ishin objekt i ngacmimeve të “League du LOL”.