Përfundoi me sukses një ngjarje shumë e veçantë me të cilën KARIERA.mk fillon serinë e trajnimeve ekskluzive për drejtuesit e resurseve njerëzore në kompanitë e Maqedonisë.
20 drejtorë të resurseve njerëzore nga kompanitë e ndryshme të IT-së, Telekomit, Farmaceutikës, agjencive të punsimit dhe menaxherë tjerë, sot me sukses përfunduan trajnimin special të udhëhequr nga specijalistja e Facebook-ut me përvojë shumëvjeçare në sferën e regrutimit dhe gjuajtjes së talentëve –Maud Durand.
Maud Durand, që nga viti 2009, ka punuar për rrjetin e shumë njohur LinkedIn, në të cilin kishte mundësi të ndihmojë në krijimin dhe implementimin e modelit të ri për rekrutim i quajtur ‘Scalable sourcing model”.
Së fundmi, ajo punon në FACEBOOK, në të cilin kryen detyrën e një ndër menaxhueseve më strategjik te botës së HR dhe menaxhon procesin e rekrutimit të top-talentëve në nivel global. Kjo është mundësi e veçantë për të gjithë ata të cilët duan të përmirësojnë teknikat e rekrutimit të talentëve të rinj si dhe mbindërtimin personal në këtë fushë.
Maud Durand, si një ekspert me renome botërore, njihet edhe si “gjuajtëse” e suksesshme e talentëve të rinj të fushës së IT-së.
Kjo ngjarje u organizua nga KARIERA.MK me mbështetje nga The P World.
KARIERA.MK është rrjeti më i zhvilluar në Maqedoni që i ndërlidh kompanitë dhe kandidatët për punësim. Aktualisht, këtë servis e përdorin mbi 2.250 kompani në Maqedoni dhe janë regjistruar mbi 70.000 kandidatë për punësim. Gjatë 2 viteve të kaluara, KARIERA.mk u ka ndihmuar kompanive në mbi 12.000 shpallje për punë.
Drejtuesi i Kariera.mk, Norik Selimi shprehet “Me këtë trajnim po hapim nje fushë të re në kompaninë tonë dhe në periudhën në vijim do të sjellim drejtues të resurseve njerëzore nga shumë kompani botërore dhe ekspertë të fushës. Qëllimi i këtyre trajnimeve është që të sjellim një inovacion në tregun tonë dhe t’u mundësojmë kompanive vendore përvojat më moderne të botës së resurseve njerëzore”