Grupi strukturuar kriminal, i cili ka funksionuar më shumë se 8 vjet, nga viti 2009, kur janë hapur dhe mbyllur kompani, janë pastruar miliona e miliona euro, janë ndryshuar pronarët, janë blerë prona të mëdha, janë hapur kompani në ofshor destinacione, për një përdorim, janë transferuar para përmes bankave qipriote, e pastaj të njëjtat para “të pastruara” hyjnë si depozita themeluese për të formuar ndërmarrje maqedonase, shkruan Makfax, transmeton Portalb.mk.
Kështu, shkurtimisht, mund të përshkruhet rasti “Perandoria” i Prokurorisë Speciale Publike (PSP), në të cilin ndër tjerësh të dyshuar janë disa nga njerëzit më me ndikim në vend, biznesmeni Orce Kamçev dhe ish-drejtor i DSK-së, Sasho Mijallkov.
Tre muaj pas fillimit të hetimit, prokuroria ka dalë me detaje për një nga rastet më voluminoze për të cilin deri tani është përcaktuar se janë pastruar rreth 11 milionë euro.
Hetimi është zgjeruar për “Qendrën grafike” dhe “Media Print Maqedoni” (MPM), janë realizuar kontrollet në kompanitë, të dyshuarit janë marrë në pyetje dhe janë mbledhur prova. Bashkëpunimi midis Maqedonisë dhe Qipros është vendosur dhe tani përfundimisht në pah po dalin emrat e atyre që janë fshehur prapa ofshor kompanive, përmes të cilave janë pastruar para.
Nga fundi i qershorit deri në fund të tetorit 2018, disa nga të dyshuarit nga “Perandoria” kanë qenë nën masa të posaçme hetimore.
“Mijallkov nuk ka qenë nën masa të posaçme hetimore, Kamçev ka folur me shumë kujdes në telefon, por jo edhe të dyshuarit tjerë”, thonë nga PSP-ja.
Pa marrë parasysh se si do të zhvillohet hetimi i mëtejshëm i lëndës “Perandoria”, duke pasur parasysh se statusi dhe hetimet e PSP-së janë ende të pasigurta, ata thonë se janë grumbulluar pothuaj 90 për qind e provave që rasti të mund të vazhdojë tutje.
“Grupi i strukturuar kriminel” është shpërbërë kah fundi i vitit 2017 dhe në fillim të vitit 2018, kur të dyshuarit të fillojnë të marrin kredi për të paguar borxhet, por kjo s’do të thotë se aty kanë përfunduar edhe aktivitetet e tyre individuale.
Nën llupë të PSP-së është edhe kompania, që është e ndërlidhur me familjen Mijallkov, “Best Way Investment”, e themeluar menjëherë pas zbardhjes së të ashtuquajturave “bomba” në vitin 2015, me pronar Jordan Mijallkov, djali Sasho Mijallkov. PSP-ja po e heton mënyrën si është shtrirë biznesi dhe si kjo kompani ia ka dalë të fitojë shuma jashtëzakonisht të mëdha parash dhe të fitojë prona të mëdha për vetëm tre vjet punë. Nëse në vitin 2016 Best Way Investment ka pasur të ardhura prej 816 mijë euro në vitin 2017 të ardhurat janë rritur në 9.6 milionë, që vetëm tregon se pavarësisht se kush është në pushtet, bizneset e Mijallkovit punojnë me të madhe.
Pronari përfundimtar i “Eksiko” misterioze ka qenë Kamçev
Qendra e hetimit për “Perandoria” është ofshor kompania e famshme “Eksiko” e biznesmenit Orce Kamçev.
Hetimi ka vërtetua se, pas kompanisë së parë amë e Eksikos, Delta Invest nga Belize në fakt fshihet babai i Orce Kamçevit, Ilija. Të gjithë deri tani hiqnin dorë nga kjo kompani, e cila kishte në pronësi aksione në kompanitë e mëdha aksionare dhe paraqitej si një nga pronarët e parcelave atraktive në Vodno, dhe mohonin se qëndronin prapa saj.
Hetimi i PSP-së ka gjetur se pas Ilija Kamçevit, një kohë të shkurtë si pronar përfundimtar ka figuruar edhe ish-drejtor “Telekom” i Maqedoni, Zharko Llukovski, ndërsa kur pronësia e kompanisë zhvendoset në Amerikë, gjegjësisht pronar bëhet një farë Kalvus LLC (Calvus LLC) nga SHBAn ndërsa pronari përfundimtar në të vërtetë është Orce Kamçev.
Nga kjo kompani amerikane për “Eksiko” janë derdhur 1.6 milionë euro si të hyra, ndërsa një pjesë e këtyre parave përfundojnë në llogarinë personale të Kamçevit, ndërsa e një pjesë të tyre është blerë pronë dhe tokë në Gjevgjeli, në të cilën më vonë është planifikuar të ndërtohen kazino.
Më vonë, e deri në më sot, pronar i “Eksiko-s” është një kompania me kapital zviceran T&MJ Investment Lugano, Zvicër, kompani, pas së cilës, siç tregojnë informacionet operative, pronar përfundimtar është një anëtar i familjes Mijallkov. Nga firma zvicerane nuk ka pasur kurrfarë hyrje parash drejt “Eksikos” maqedonase ose dalje prej saj.
“Eksiko” nuk është e vetmja kompani përmes së cilës ka funksionuar ky i ashtuquajtur “grup i strukturuar kriminal”. Për shembull, në të njëjtin vit 2009, ofshor kompania Hospital management group LLC nga Qipro e themelon Spitalin klinik “Sistina”. Pastaj, kjo kompani ia shet pronën një ofshor kompanie tjetër nga Panamaja. “Orka Holding” e blen depozitën nga kompania e Panamasë, ndërsa kjo ia shet “Sistinës”, me çka Kamçev faktikisht inkorporon pjesë të depozitës nga Hospital management nga Qipro, në Maqedoni.
Dyshime për pastrim të parave përmes bankave qipriote
Një pjesë e rëndësishme e hetimit të PSP-së për “Perandoria” është kompania “Finzi” – përmes së cilës në të ashtuquajturat “bomba” mund të dëgjohej se ka shkuar prokurimi i pajisjes për përcjellje të komunikimeve internetit për MPB-në. Ministria, ndërsa në krye të DSK-së ishte Mijallkov, në vend se direkt ta realizojë prokurimin e pajisjes izraelite për përgjim, e ka bërë këtë përmes “Finzi.” Gjatë hetimit të rastit, u vetëvra drejtori “Finzi” Kosta Kërpaç, në prill 2016.
Tani, hetimi i për “Perandoria” sërish shkon te “Finzi”, kompani e themeluar nga “Finzi LLC” në SHBA. Pronari përfundimtar i kësaj kompanie, sipas PSP-së, është përsëri Orce Kamçev.
Në disa raste, “Finzi LLC” nëpërmjet një banke qipriote ka bërë pagesë për “Finzi” të Maqedonisë në shumë prej 650,000 euro. Atëherë, gjegjësisht në vitin 2009, drejtor i “Finzi” në Maqedoni është Vlladisllav Stajkoviq, vëllai i Nebojsha Stajkoviq, ish ndihmës-ministrit për teknologji të informacionit në MPB.
Këto para vazhdojnë të hyjnë edhe si depozitë themeluese në “Sistina Kardiologji”, kompani e cila më vonë e ndërroi emrin në “Si-Fi-Kar” (Sistina, Finzi, Kara). Në vitin 2012, sipas PSP-së, kur paratë janë pastruar përfundimisht, kompania amerikane nënë mbyllet dhe hapet një kompani të re në të cilën Kërpaç hyn si drejtor, ndërsa në të njëjtën llogari derdhen paratë nga donacion izraelit për pajisje për përgjim, transmeton Portalb.mk.
“Mos blejnë kompani për të punuar, por për të zhvatur atë që munden”
Orce Kamçev dhe Sasho Mijalkov, lojtarët kryesorë në “Perandoria”
Shumë ofshor kompani, qindra dosje me dokumenteve dhe deklarata të dëshmitarëve përmban një nga lëndët më voluminoze të PSP-së për “Perandpria”. Nga ajo që u prezantua para ekipeve të gazetarëve, e pashmangshme është përshtypja nga hetimi i deritanishëm dhe provat e mbledhura, se bëhet fjalë shembuj klasikë të dyshimeve për pastrim të parave përpara institucioneve kompetente të cilat me vite i kanë heshtur ose ishin kanë hequr dorë nga ndjekja për shkak të mungesës së provave.
Një pjesë e hetimit ishte rezervuar për blerjen e “Beton Shtip” nga “TIM” SHPK, “Orka Holding”, “Ezimit” SHPK dhe “Eksiko.”
“Kur blejnë ndonjë kompani, ata nuk e blejnë për të punuar, por për të zhvatur atë që munden nga prona e kompanisë”, thonë nga PSP-ja.
Edhe këtë herë, gjetjet tregojnë se nga “Beton – Shtip” janë tërhequr 4 milionë euro1, gjegjësisht pronarët i kanë detyruar aksionarët me paratë të blejnë prona, dhe më tej, ashtu si janë tërhequr paratë, të njëjtat janë investuar në biznese, për çka flasin dhe informacionet e fundit se rreth 250 punëtorë tashmë janë duke u larguar nga vendet e punës “Beton – Shtip” dhe në gjykatë i kërkojnë pagat e papaguara për katër muajt e fundit.
Një pjesë e hetimit e përfshin edhe “Fershpedin”, gjegjësisht nga momenti kur Kiraca Trajkovska, e cila ishte një nga aksionarët që kishte shumicë në Fershped, për shkak të borxhit ndaj EuroStandard Bank, përmes një ndërmjetësi ka kërkuar kredi nga Stopanska Banka SHA Manastir. Kamçevi, i cili është pjesë e Bordit drejtues të bankës, në vend të kredisë, sipas PSP-së, Trajkovskës i ka ofruar përmes disa individëve që t’ia transferojnë paratë, e çka do të lirohen aksionet e saj nga Fershped.
Për t’ua shituar aksionet investitorëve të huaj, ajo e ka angazhuar brokerin Jovançe Taskovski. Por për qëllimin e saj ka mësuar Shterjo Nakov i cili ka kërkuar ndihmë nga Mijallkov, me qëllim që ai t’i blejë aksionet. Mijallkov ka rënë dakord me Kamçevin që ta tradhtojnë, dhe pa dijen e Trajkovskës, kështu që pa dijeninë e saj, sipas PSP-së, Nenad Josifoviq ua ka shitur aksionet individëve dhe subjekteve të lidhura me Nakov për vlerë prej 4 milionë euro më të lartë se vlera e vërtetë. Paratë nga marrëveshja të përfundojë në kompani në pronësi të “Eksiko” “Orka Holding” dhe “Timox”.
Në pjesën e hetimit për “Perandoria” përfshihen edhe rastet e vjetra që më parë në prokurori kanë përfunduar me heqje dore nga ndjekja penale për shkak të mungesës së provave. Një shembull i tillë është hetimi i “shkatërrimit” së Orka-sport, Orka-tekstil dhe kompani të tjera në pronësi të të ndjerit Ilija Kamçev. Shmangia e pagesës së tatimit është bërë përmes falimentimeve të rrejshme, zhvlerësimin e aktiveve dhe formimin e ofshor kompanive, e pastaj paratë “e pastra” janë futur në vend, gjegjësisht e tërë prona është transferuar mbi kompanitë e themeluara rishtazi.
Në këtë mënyrë, në fakt edhe është ndërtuar e tërë perandorinë – përmes bashkëpunëtorëve besnikë, anashkalimin e ligjit dhe formimin e kompanive për një përdorim.
Si do të përfundojë hetimi dhe nëse çështja do të marrë një epilog mbetet e pasigurt. Aktualisht, Orce Kamçev dhe Sasho Mijallkov janë në arrest shtëpiak, derisa Gjykata Supreme ta thotë fjalën e fundit.
Përveç Kamçevit dhe Mijalkovit në rastin “Perandoria” të dyshuar janë dhe Ratka Kunoska Kamçeva – nëna e Kamçevit dhe anëtar jo ekzekutive e Bordit të Drejtorëve të “Orka Holding” Kristina Kamçeva Stojçeski – motra e Kamçevit dhe anëtare jo ekzekutiv i Bordit të Drejtorëve të “Zhito Pollog Tetovë “, Liljana Gajdoska – juriste në firmat e Kamçevit, anëtare jo ekzekutiv i Bordit të Drejtorëve të KB “Pellagonia”, Todor Mirçevski – drejtor i “Eksiko”, Vlladisllav Stajkoviq – pronari NVSP, drejtor e deritanishëm i “Mobiko” dhe ish-drejtor i “Finzi”, Vançe Mijallcçev– Drejtor ekzekutiv i “Beton Shtip” Jovançe Taskovski – broker dhe Dejan Janev ng O.T.E. “Invest”