Drejtori i “Gazetës zyrtare”, Martin Kostovski për “NovaTV” tha se ‘sonte në “Gazetën zyrtare” do të shpallen ndryshimet kushtetuese që i votoi Kuvendi”.
Me këto shpallje hyn në fuqi edhe emri i ri i Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Shpallja në “Gazetën zyrtare” vjen pasi Kuvendi i Greqisë e ratifikoi protokollin për hyrjen e Maqedonisë në NATO dhe dërgoi notë verbale.
Pas kësaj, ministria e Punëve të Jashtme duhet ta njoftoj Sekretariatin e Kombeve të Bashkuara, mbikëqyrësit e KB-së dhe organizatat tjera ndërkombëtare për ndryshimin e bërë.
Me shpalljen e amendamenteve kushtetuese në “Gazetën zyrtare”, së pari ndërrohen tabelat e vendkalimeve kufitare dhe institucioneve shtetërore ndërsa dokumentet personale dhe pasaportat do të duhet të ndërrohen në afat prej pesë viteve.