Roma e fiton ndeshjen e parë ndaj Portos

Roma ka shënuar fitore të rëndësishme në ‘Olimpico’ në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve, duke e mundur Porton me rezultat 2:1.

Marketing

Pjesa e parë e ndeshjes e cila u zhvillua në kryeqytetin italian nuk solli asnjë gol.

Për golin e parë të ndeshjes u desh të pritej deri në minutën e 70’, kur Nicolo Zaniolo shënoi për 1:0.

Pikërisht Zaniolo, që është edhe zbulimi i sezonit të Roma, shënoi për 2:0 në minutën e 76’ të ndeshjes.

Mysafirët arritën të përgjigjën në minutën e 79’ duke ngushtuar epërsinë me anë të Adrian, për 2:1.

Rezultati mbeti i pandryshuar, me Romën që fitoi ndeshjen e parë.