Të akuzuarit për parregullsi zgjedhore, Mile Janakievski dhe Munir Pepiq nuk janë dërguar në gjykatë nga arresti shtëpiak dhe për këtë shkak është shtyrë edhe seanca e sotme e rastit “Titanik”, transmeton Portalb.mk.
Përveç Janakieskit dhe Pepiqit në gjykim nuk u paraqit edhe i akuzuari Edmond Temellko, për të cilin avokati i tij tha se është në spital, gjegjësisht se gjendet në mjekim spitalor nga data 7 shkurt.
Këshilli gjyqësor së pari e caktoi seancën e radhës për më 20 shkurt, por për këtë vendim reagoi deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski i cili theksoi se në këtë datë nuk do të jetë në shtet për shkak udhëtimit zyrtar, në përbërje të shefit të delegacionit të Kuvendit të Maqedonisë në NATO.
Në kërkesën e Dimovskit ashpër reagoi prokurorja e PSP-së, Lile Stefanova e cila theksoi se gjykata nuk duhet më shumë t’i merr parasysh udhëtimet zyrtare të Dimovskit, sepse kjo është hera e dytë që seanca shtyhet pas kërkesës së tij.
Seanca e radhës është caktuar për më 27 shkurt.