Fruthi, një tjetër fëmijë në gjendje kritike

Në gjendje të rëndë është foshnja nga Koçani e prekur nga fruthi që dje është shtruar në Klinikën Infektive në Shkup. Foshnja është e prekur nga paraliza celebrale dhe ka ndezje serioze të mushkërive të bardha. Ndërkohë gjatë 24 orëshit të kaluar janë regjistruar edhe tetë raste të reja me fruth në Klinikën Infektive në Shkup, ndërkaq në Klinikën e Fëmijëve në Kozle ka vetëm të prekur nga gripi. Të shtrirë janë gjithsej  22 pacientë, 19 prej të cilëve janë fëmijë dhe tre të tjerë të rritur. Pas Klinikës së Fëmijëve dhe spitalit të Kozles, autoritetet Shëndetësore shqyrtojnë mundësinë për shtyrjen e caktimit të terminëve në gjithë spitalet e vendit, respektivisht shtyrjen e terminëve që nuk janë urgjente apo prioritare me qëllim të pengimit të përhapjes edhe më të madhe të epidemisë.

Marketing

Ekspert të shumë fushave e dhanë këtë rekomandim, dhe marrë parasysh vendet më kritike ku kontrollohen fëmijët vendosëm që kjo të zbatohet në këto dy institucione sepse në çdo moment kemi informacione për pranimin dhe kontrollimin e rasteve të reja me fruth kështu që do të vendosim edhe si masa plotësuese me qëllim që të kufizohet kjo epidemi- deklaroi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Përfaqësuesit e Organizatës Botërore të Shëndetit thonë se zhvendosja e pragut nga 13 në gjashtë muaj për pranimin e vaksinës kundër fruthit, është zgjidhja e duhur.

Parandalimi më i mirë është kur sektoret bashkëpunojnë njëri me tjetrin, sigurisht që duhet të forcohet mbrojtja primare shëndetësore por patjetër të bashkëpunohet edhe me sektoret e tjera, patjetër të bashkëpunohet me shkollat, dhe me pjesëmarrësit tjerë relevant. Ne punojmë me udhëheqësin e shtetit, mund të themi se ajo çfarë ndodh këtu tek ju është zgjidhja e vërtetë apo e duhur, dmth jeni në rrugën e duhur- tha Hans Kluger, Organizata Botërore e Shëndetit.

Nuk dihet se sa është numri i fëmijëve të moshës gjashtë muajshe të cilët kanë pranuar këtë vaksinë, por megjithatë sipas mjekëve në punktet vaksinale, ende nuk ka interesim të dukshëm të prindërve të cilët i dërgojnë fëmijët nën moshën 13 muajshe t’i vaksinojnë. Disa nga pikat e vaksinimit presin njoftim me shkrim nga ministria për të filluar vaksinimin nën 13 muaj, ndërkaq ministri tha se janë njoftuar edhe me shkrim edhe përmes thirrjeve publike. Ndërkohë që nga java e ardhshme pritet të fillojë edhe vaksinimi në terren respektivisht në shkolla./Alsat/