FILIPÇE: Shoferi i autobusit ka vetëdije, ai do na japë informatat

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe shprehu ngushëllime për familjet dhe falënderoi banorët që ndihmuan, raporton Tv SHENJA. Ai deklaroi se hetimet për ngjarjen tragjike janë duke vazhduar. “Ministri i Brendshëm më njoftoi se shoferi ishte i vetëdijshëm, kanë biseduar me të. Ai është ai që do të japë informatat më serioze. Pasi të mjekohen të gjithë, do të vazhdojnë hetimet. Sigurisht se kur të ketë informata për atë çfarë ka ndodhur do të shpërndahen me juve. Më vjen mirë që i pashë të gjithë pacientët që janë në gjendje stabile, që janë kryesisht të rinj. E takova një vajzë 19 vjeçare, një djalë tjetër të ri.

Marketing

Sipas Filipçes, ndihma e shpejtë ishte vërtetë në detyrë dhe kishte një përgjigje tejet të mirë ndaj thirjeve. “Në këtë moment në Spitalin Ushtarak janë katër persona që janë në mjekim intensiv. Deri tani janë të vdekur 14 persona”, deklaroi Filipçe. Ndërsa, drejtori i Spitalit Ushtarak tha që qytetarët mund të jenë të sigurt se ekipet mjekësore në këtë spital po u ofrojnë gjithë mjekimin e duhur. /SHENJA/

Marketing