Në Gjykatën Penale në Shkup për sot janë caktuar seanca të reja për rastet “Lëndina” dhe “Tarifa” të Prokurorisë Speciale Publike.
Në rastin “Lëndina” janë të akuzuar janë Dragan Pavklloviq – Llatas, dhe vëllezërit e tij Sërgjan dhe Zvezdan Pavlloviq. të cilët kanë ndërtuar tre uikend-shtëpi në Lomunën Zelenikovës.
Sipas PSP-së, të akuzuarit kanë ndërrtuar trw uikend-shtëpi në Komunën e Zelenikovës pa pasur të drejtë për ndërtim të tillë, gjegjësisht ndërtim pa leje për ndërtim. Latasi ka ndërtuar uikend-shtëpi prej 317 metra katrorë, ndërsa vëllezërit e tij, uikend-shtëpi prej 130 metra katrorë, gjegjësisht 104 metra katrorë.
Në dëshmitë e grumbulluara të PSP-së, midis të cilave edhe incizimet satelitore, ekspertiza, si dhe dokumentacioni tjetër, këto tre uikend-shtëpi kanë filluar me ndërtim në vitin 2011, ndërsa leje për ndërtimin e tyre nga komuna është marrë në vitin 2013 kur veçmë edhe janë përfunduar.
Seancë të re gjyqësore sot duhet të mbahet edhe për rastin “tarifa”, në të cilin janë të akuzuar ish drejtori i përgjithshëm i SHA ELEM, Dejan Boshkovski dhe dy persona të tjerë.
Në këtë lëndë bëhet fjalë për akuzë për furnizim ilegal të sistemit softuerik për nevojat e kompanisë shtetërore “Elektrana e Maqedonisë” në vlerë prej rreth katër milionë euro.
Bëhet fjalë për aktakuzë për furnizim të paligjshëm të sistemit softuerik për nevojat e kompanisë shtetërore “Elektranat e Maqedonisë”, në vlerë prej rreth katër milionë eurosh.
Sipas aktakuzës t[ë PSP-së, të akuzuarit me moskryerjen e detyrës zyrtare kanë mundësuar që personi juridik – konsorcium, i cili më pas e mori tenderin, të kualifikohet në fazën e dytë të negociimit gjatë furnizimit publik, edhe pse nuk ka pasur dokumentacion të plotë të dorëzuar.