Një këmbësor është lënduar më rëndë, ndërsa katër më lehtë në katër aksidente trafiku që kanë ndodhur në Shkup në 24 orët e kaluara.
Sipas buletinit të SPB Shkup, numri i përgjithshëm i aksidenteve të regjistruara në 24 orët e fundit, ndërsa në katër prej tyre është shkaktuar dëm material.
Policia e trafikut ka përjashtuar nga trafiku tre shoferë, të cilët kanë qenë nën ndikim të alkoolit, katër shoferë të cilët kanë drejtuar automjetin para se ta marrin të drejtën e drejtimit të automjetit dhe katër shoferë fillestarë. Nga trafiku janë përjashtuar edhe gjashtë automjete të paregjistruara dhe një automjet me probleme teknike.
Në 24 orët e fundit janë evidentuar edhe 37 shoferë të cilët kanë drejtuar automjetin me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, gjashtë shoferë të cilët nuk kanë mbajtur rripin e sigurisë dhe tetë shoferë që kanë folur në celular.
Për parkim jo të rregullt janë lëshuar 99 gjoba, ndërsa me automjetin special “karrotrec” janë larguar 80 automjete.