GJORÇEV: “Unë president, Mickoski kryeministër”

Deputeti i VMRO-DPMNE-së Vllatko Gjorçev i cili është një nga pretendentët për kandidat presidencial e ka filluar fushatën me vizita të përditshme nëpër Maqedoni. Ai dje ka publikuar fotografi nga vizitat e tij në Çashkë, Veles, Sopishtë, Aerodrom dhe Kisella Vodë.

Marketing

I fotografuar me liderin e VMRO-së, Hristijan Mickoski, Gjorçev ka porositur se si president do të angazhohet për kthimin e disa politikave ekonomike të pushtetit të kaluar.

Ai thotë se shpreson të zgjidhet si president, ndërsa nga dita e hënë fillojmë siç thotë, “ta mposhtim Zaevin dhe LSDM-në”.

“Mickoski është kandidati jonë për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, pastaj mandatar dhe kryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë”, ka shkruar Gjorçev.