“Ftoj për paqe edhe stabilitet, nuk kemi fëmijë për të hedhur. Nuk na duhet lufta për këtë lus shqiptarët të qetësohen. Ejani të tentojmë të gjejmë kompromis.
Nëse nuk doni ejani të jetojmë në paqe, ndoshta do të vij një gjeneratë me e mençur dhe do të zgjidhë këtë”, ka thënë ai.
Duke fol para qytetarëve të Shabacit në kuadër të fushatës “Ardhmëria e Serbisë”, presidenti i Serbisë, Alekasandar Vuçiq pasi ka fol për situatën ekonomike, për krijimin e mirëqenies dhe synimet se Serbisë, ka folur edhe lidhur me problemin shekullor që ka Serbia përkatësisht raportet Kosovë Serbi, shkruan “Politika”, transmeton “Bota sot”.
“Kemi një problem, që po zgjat me shekuj, jo me dekada dhe ai është raporti mes serbëve dhe shqiptarëve, përkatësisht raporti me pushtetin në Prishtinë”, tha Vuçiq, duke shtuar se kanë punë me njerëz të pa përgjegjshëm, prej të cilëve nuk dimë çka mund të pritet.