Me intonimin e himnit kombёtar, sot nё varrezat e fshatit Shemshovё filluan homazhe dhe nderime tek vendprehja e Abdilaqim Ademit me rastin e 1 vjetorit të ndarjes nga jeta.
Ceremonine e organizuar e udhehoqi ish Deputi Hisen Xhemaili i cili pёrshendeti tё pranishmit dhe kёrkoi njё minutё heshtje pёr tё nderuar jetёn dhe veprёn e Abdilaqim Ademi.
Nё ceremoni ishin tё pranishёm Kryetari i Kuvendit tё Republikёs sё Maqedonisё sё Veriut, z. Talat Xhaferi, kreu i BDI z. Ali Ahmeti, Familjarё, Ministra, Deputetё, nxënёs tё shkollёs fillore tё fshatit Shemshovë si dhe miq dhe dashamirё tё Abdilaqim Ademit.