Ndërmorëm përgjegjësi të japim rezultate serioze në ekonomi, në reforma dhe në integrimet.
“Një sërë treguesish ekonomikë pozitivë konfirmojnë: ekonomia ka lëvizur dhe është stabile, pagat rriten, rriten edhe investimet.
Sipas të dhënave zyrtare, prodhimi industrial në vitin
2018 shënon rritje prej 5,4 për qind. Kjo është rritja më e madhe në 7 vitet e fundit.
Në krahasim me vitin 2012 për shembull, në kohën e VMRO-DPMNE-së, industria ka qenë në humbje prej -2,5 për qind.
Gjithashtu edhe numri i punëtorëve në industri në vitin 2018 është për 5,9 për qind më e lartë në krahasim me vitin 2017.
Ulja në tryezën e NATO-s, në karrigen tonë në Aleancë krah për krahu me shtetet më të fuqishme nga bota demokratike, në mënyrë shtesë do t’i nxisë këto rrjedha ekonomike pozitive; thekson Kostadin Kostadinov, zëdhënës i LSDM-së dhe deputet.