Prezantohet parku i parë shkencor i teknologjisë në vend

Kryeministri i vendit Zoran Zaev, komisarja për Komision Digjital, Maria Gabriel, si dhe ministri i Shoqërisë Informatike Mançevski kanë prezantuar sot parkun e parë shkencor për teknologji.

Marketing

Ky lloj parku është i pari në rajon që do të ndjek trendët e reja teknologjike dhe zhvillimin teknologjik si dhe trendët e fundit në këto sfera duke bashkëpunuar ngushtë me studentë, universitete si dhe kompani private. “Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje, kostos e roamingut do të ulen, gjithashtu presim që në një të ardhme të afërt ky lloj shërbimi të hiqet i tëri në të gjithë rajonin- tha kryeministri i vendit Zoran Zaev.

“Sapo kemi prezantuar parkun, ideja është të përkrahim të rinjtë me idetë e tyre të reja, kemi investuar 500 mijë euro, universitetet dhe kompanitë do të bashkëpunojnë thellë dhe do të japin rezultate si dhe do të krijojnë biznese duke plasuar idetë e tyre. Këtu do të rrjetëzohen të gjitha bizneset në një vend duke bashkëpunuar me të gjitha kompanitë botërore– theksoi ministri Mançevski.

Ai gjithashtu ka theksuar se në këtë park shkencor të teknologjisë të teknologjisë do të hapet qendra e parë kundër “Cyber” kriminalitet dhe sulmeve të mundshme kibernetike.

Në fushën e digjitalizimit do të punohet në ekipe dhe aty do të jetë pikënisja e bashkëpunimit ndërmjet të rinjve, studentëve dhe kompanive natyrisht me ndihmë të shtetit.