Pribe: Rruga për ne BE, me e gjatë dhe më e dhimbshme

Eksperti i Komisionit Evropain për raportet e reformave urgjente prioritare, Rejnhard Pribe, po qëndron në Shkup ku gjatë ditëve të ardhshme do të takojë aktorët politik dhe të njoftohet për mbarëvajtjen e zbatimit të reformave.

Marketing

Ai, duke folur në emër të tij dhe jo në emër të Komisionit Evropian, tha se vendet anëtare të BE-së janë të interesuara veçanërisht për reformat në gjyqësor, nga çfarë do të varet edhe marrja e datës për fillim të negociatave. Këto komente Pribe i bëri gjatë marrjes së titullit doktor Honoris Causa në Universitetin “Fon”.

“Marrëveshja e Prespës i hapi vendit rrugën drejt anëtarësimit në NATO. Kam frikë se anëtarësimi në BE do të zgjasë më shumë dhe do të jetë më i dhimbshëm. Qeveria, dhe supozoj shumica e qytetarëve në këtë vend shpresojnë se BE-ja do të jetë e gatshme të fillojë negociatat për anëtarësim gjatë këtij viti. Një vendim i tillë duhet të merret në verë dhe shoh se qeveria është e gatshme të zhvendosë çdo pengesë që ka mbetur në rrugën e saj deri atëherë.

Gjithsecili është i vetëdijshëm se hapa të dukshëm në sferën e sundimit të së drejtës dhe funksionimit të institucioneve demokratike janë çështje kryesore që shqetësojnë Brukselin dhe kryeqytetet e vendeve anëtare, meqë secili prej tyre në fund duhet të bie dakord për fillimin e negociatave.” –theksoi Rejnhard Pribe, ekspert gjerman