Delegacioni i parlamentit të Maqedonisë së Veriut, takim me Këshillin Veri-atlantik në NATO

Delegacioni i parlamentit të Maqedonisë së Veriut, i udhëhequr nga deputeti Ilija Dimovski, shef i delegacionit parlamentar në Parlamentin e NATO-s, sot ka marr pjesë në mbledhjen e Këshillit veri-atlantik.

Marketing

Në mbledhjen e këshillit të udhëhequr nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe me pjesëmarrjen e 29 vendeve anëtare i adresuan Maqedonisë së Veriut mirënjohjet për progresin e bërë. Në emër të senatit amerikan, lëvdata ndaj Maqedonisë adresoi edhe Nensi Pelosi, kryesues i Kongresit të SHBA-ve.

Deputeti Dimovski në cilësinë e shefit të delegacionit parlamentar potencoi hapat e bërë, duke shtuar se zhvillimet në Maqedoninë e Veriut ishin të dhimbshme dhe duhet respektuar nga të gjitha vendet anëtare të NATO-s.

Dimovki duke falënderuar kolegët nga parlamenti i Greqisë, Sllovakisë dhe Shqipërisë, kërkoi ratifikim të përshpejtuar të protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

Pjesë e delegacionit ishte edhe nënkryetari i Kuvendit, Vesel Memedi. Delegacioni parlamentar, takimet do t’i vazhdojë edhe gjatë dy ditëve në vijim.