Sot në komisionet parlamentare pranë kuvendit të Republikës së Maqedonisë, zv.ministrja e financave Dr. Shiret Elezi ka elaboruar ndryshimet e parashikuara në Propozim ligjin për ndryshimet në Ligjin për shfrytëzim dhe disponim të gjësendeve në pronë shtetërore dhe me gjësendet në pronë komunale, propozim ligjin për ndryshime në Ligjin për borxh publik, propozim ligjin për ndryshim dhe plotësime të Ligjit për regjistrim të pagesave të gatshme, propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për revizion, propozim ligjin për veprimtari të kontabilitetit, Ligji për subvencionim të kredive banesore, propozim ligj për huanë e Republikës së Maqedonisë pranë Bankës Ndërkombëtare për zhvillim – Banka botërore për borxh në bazë të marrëveshjes për financim të projekteve për lehtësim të transportit në Ballkanin Perendimor.
Sipas zv.ministres Elezi, këto ndryshime janë në drejtim për të sjellë më shumë transparencë në pajtim me rekomandimet e dhëna nga ana e institucioneve relevante ndërkombëtare dhe do të sjellë më shumë kredibilitet në të dhënat për borxhin publik si dhe një besim më të madh nga ana e investitorëve.
“Borxhi publik për momentin është stabilizuar dhe në fund të vitit 2018 ishte 48.7% nga BPK derisa në fund të vitit 2016 ishte 48.8%.
“Duket qartë se borxhi publik është stabiliyuar, në krahasim me periudhën e viteve 2008-2016 borxhi publik kishte rritje jashtëzakonisht të lartë, ai ishte rritur nga 22.3% deri në 48.8% prej BPK-së”, thekson kështu zv.ministrja Elezi. Deri në vitin 2014 borxhi jo i garantuar ishte pjesë e përllogaritjes së borxhit publik ku më pas ishte larguar me ndryshimet në ligj.
Me këtë ka pasur edhe kritika serioze nga BE-ja, institucionet ndërkombëtare si dhe nga ekspertët. Tash në këtë drejtim përmes rekomandimeve nga institucionet ndërkombëtare por edhe për metodologjinë e borxhit publik në pajtim me standardet ndërkombëtare bëhen këto ndryshime ku do të përfshihet edhe borxhi jo i garantuar, ku do të sjellë më shumë besim nga ana e investitorëve që është shumë e rëndësishme kur menaxhohet borxhi publik.
Ndryshimet e reja do bëhen të plotfuqishme pasi që ligji të votohet në parlament, pasi që në seancë plenare është vënë në rend dite të hënën në procedurë të rregullt me dy lexime. Në këtë ligj kemi punuar bashkë me ekspertët e Bankës Botërore dhe me rekomandimet e tyre Ministria e financave përsëri do të bëj publike Strategjinë për menaxhim me borxhin publik si strategji e veçantë dhe paralelisht do të bëhet publike me Strategjinë fiskale, e në këtë mënyrë do të informohet edhe opinioni publik për mënyrën dhe politikat e menaxhimit me borxhin publik. Që të stabilizohet borxhi janë ndërmarrë shumë masa dhe aktivitetet të ndryshme për përmirësimin e kredibilitetit dhe besimit më të madh nga ana e investitorëve.
Edhe këtu ndryshimet e reja do të futen në fuqi pasi që ligji të miratohet në parlament pasiqë është në procedurë parlamentare dhe presim që gjatë këtij muaji ose në fillim të muajit të ardhshëm të votohet nga ana e deputetëve, e rëndësishme është që janë ulur shumë procedurat e pagesave të kamatave sepse në vend kemi shumë procedura të kamatave për kredi banesore të cilat janë nën 3% më saktësisht gjatë tre viteve të para me këto ndryshime kamata do jetë 2,9%, pasi që deri më tani nuk kemi pasur kamata më të ulta, njëkohësisht janë përmirësuar edhe kushtet dhe ulja e procedurave të kamatave edhe për vitin e 4 dhe 5 të kredive banesore, kjo do të ndikojë pozitivisht në xhepin e qytetarëve pasi që vetëm nga ulja e kamatave do të kursejnë rreth 1.300 euro nga 50.000 euro. Me këto ndryshime shteti do të rritë edhe përkrahjen për qytetarët nën deri në 35 vjeç pasi që më parë ishte mbështetja prej 50% në këst tash do të rritet në 70% për këst.
Po bëhen disa ndryshime në këtë drejtim për uljen e evazionit fiskal, jemi fokusuar në një pjesë që ka të bëj me stonim të llogarive, një nga zgjidhjet e ligjit është që gjatë stonimit të llogarisë të bashkangjitet edhe llogaria tjetër e stonuar. Ndryshimi tjetër që rregullohet edhe me pjesën e dhënies së llogarive të stonuara tek objektet hotelerike dhe bastoreve, tek të cilët po zgjerohet koha e limituar për dhënie të llogarive të stonuara në afat prej 15 minutave nga dhënia e llogarisë fiskale, me qëllim që të ndalohet keqpërdorimi.