Turqia ndalon rreth 270.000 emigrantë që ishin nisur drejt BE-së

Ministri i Brendshëm turk Suleyman Soylu njoftoi sot se vitin e kaluar 268.003 emigrantë pa dokumente të rregullta u ndaluan në Turqi derisa po përpiqeshin për të kaluar në BE.

Marketing

Agjencia e lajmeve italiane Ansa raporton se Soylu tha se 16,523 emigrantë u ndaluan në pesë javët e para të këtij viti.

Ndryshe, që nga nënshkrimi i marrëveshjes Turqi-BE në mars 2016, numri i njerëzve pa dokumente të rregullta që udhëtonin nga ky vend drejt BE-së kryesisht nga ishujt grekë, ra në mënyrë drastike.