Fjalët përfundimtare për rastin e “27 Prillit”

Në Gjykatën Penale në Shkup vazhdon gjykimi për ndodhitë në Kuvend më 27 prill të vitit 2017. Dje fjalë përfundimtare kishin disa nga të akuzuarit.

Marketing

Procesi gjyqësor filloi në gusht të vitit të kaluar dhe e udhëheq Dobrilla Kacarska, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është Villma Ruskovska. Procesi filloi kundër 33 të akuzuarve, por në pajtim me Ligjin e amnistisë janë falur gjithsej 15 veta.

Në bankën e të akuzuarve mbetën Mitko Çavkov, Dushko Lazarov, Goran Gjoshevski – Levi, Mitko Peshov, Oliver Popovski, Munir Pepiq, Abdulfeta Alimi, Oliver Radullov, Igor Durllovski, Jane Çento, Igor Jug, Aleksandar VasilevskiNinxha, Nikolla Mitrevski-Kolo, Mlladen Dodevski, Gorançe Angellovski, Vllatko Trajkovski dhe Uilliam Mihajllovski, të cilët akuzohen se e kanë kryer veprën penale rrezikim terrorist të rendit kushtetues.