Taravarit i merren sërish kompetencat në arsim?!

Burime pranë Inspektoratit për Arsim, informojnë për Tv21 se kryetarit të Komunës së Gostivarit Arben Taravarit, ia kanë marrë përgjegjësitë në sektorin e arsimit me arsyetimin se “ai dyshohet për shkelje të procedurave në shkarkimin dhe emërimin e disa drejtorëve të shkollave në Gostivar”.
Vendimin për heqjen e kompetencave, Inspektorati për Arsim pritet ta marrë sot.

Marketing

Tv21 kontaktoi kryetarin e Gostivarit, i cili në bisedë telefonike theksoi se nuk është i informuar për këtë. Gjatë ditës, pritet të reagojë Arben Taravari.