Filmat shqiptarë, në “Wikipedia”

Qendra Kombëtare e Kinematografisë, së bashku me “Open Laps”, një grup të rinjsh që kontribuojnë në përditësimin dhe pasurimin e informacioneve në faqen “Wikipedia” shqip, për herë të parë i jep jetë transferimit në “Wikipedia” të informacionit rreth kinematografisë shqiptare.

Marketing

“Kemi disa kohë që bisedojmë me QKK-në për të kaluar informacion rreth filmave shqiptarë në Wikipedia, pasi evidentuam që niveli, cilësia dhe sasia e artikujve ishte e pakët. Jo vetëm për filmat, por edhe për aktorët, regjsorët dhe të gjithë kontribuesit në filmin shqiptar”, tha Redon Skikuli, “Wikimedia Community User”.

Ndërsa politika është më kontroverse dhe të dhënat për figurat e saj editohen shumë shpesh, kultura është një fushë me informacion të pakët në “Wikipedia”.

“Filmi është një pjesë e rëndësishme e kulturës dhe mendojmë se, njëlloj si shoqëritë e tjera që ne i konsiderojmë shembuj për t’u ndjekur, që e kanë zhvilluar filmin, edhe ne duhet të bëjmë të njëjtën gjë. Me aq kontribut sa mund të bëjmë”, tha Redon Skikuli.

Shumë prej filmave shqiptarë janë në “Youtube”, disa edhe me titra kineze, duke cënuar të drejtën e autorit. Prandaj edhe “Wikimedia” nënshkroi këtë memorandum me QKK-në.

“Çdo material që vendoset në platforma të tjera duhet koordinim jo vetëm me institucionet përkatëse, që kanë të drejtën e autorit, në rastin e filmit është shumë e specifikuar, por edhe artistit dhe çdo person apo entitet që ka të drejtën e autorit”, tha Redon Skikuli.

Gjithashtu, çdokush ka mundësi të japë kontributin e tij në përditësimin e të dhënave në “Wikipedia”, me një procedurë shumë të thjeshtë, siç po bëhet me filmin “Balkan Bazar”.
“Për shembull, komenti: reagime jo pozitive pati vetëm nga qarqe…” është opinion i pabazuar në asnjë burim ose fakt. Unë do ta fshij komentin dhe kategorinë për momentin dhe shkruaj: Koment rreth përmirësimeve që bëra”, tha Redon Skikuli, “Wikimedia Community User”.