Në tre ditët e fundit (16,17 dhe 18 shkurt) në rajonin e gjerë të Gostivarit janë zbatuar aktivitete kontrolluese të përforcuara të trafikut për shpejtësi, në të cilat janë zbuluar 21 kundërvajtje me tejkalim të shpejtësisë së lejuar.
Sipas SPB Tetovë, 18 prej tyre janë konstatuar jashtë, ndërsa tre në vendngjarje. Më shumë prej tyre (17) kanë qenë tejkalim i shpejtësisë për 30 deri 50 kilometra në orë.
Për të gjitha tejkalimet janë lëshuar 14 gjoba mandatare, gjashtë kundërvajtëse dhe një vërejtje me shkrim. Në këtë periudhë, gjithashtu, është realizuar edhe kontroll i parregullsisë teknike të automjetit, që kryejnë transport publik të udhëtarëve, me të cilën gjithsej janë përfshirë 12 automjete.
Kontrollet e këtilla do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim që me kohë të zbulohen, sanksionohen dhe mënjanohen nga trafiku automjetet me probleme teknike.