Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani po qëndron në Bruksel, ku do të mbajë takime pune me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë dhe nënkryetare e Komisionit Evropian, Federika Mogerini, si dhe me eurokomisarin për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore, Johanes Han.
Osmani do të mbajë brifing me përfaqësuesit e Grupit punues në Këshillin e BE-së për Ballkanin Perëndimor/Zgjerim (KOVEB/KOELA), do të merr pjesë edhe në brifingun më me ndikim think-tank, Qendër për Politikë Evropiane (EPC) në temë: “Maqedonia e Veriut në rrugë drejt BE-së: “Houm ran” në negociata për aderim?”.
Në margjinat e vizitës, Osmani do të marrë pjesë edhe në Konferencë në temë: Siguri në EJL – siguri nëpër Evropë” nën organizimin e Fondacionit Hans Sejdel (Hanns Seidel Foundation).
Nga Brukseli, Zëvendëskryeministri Osmani do të udhëtojë për në Vjenë ku do të marrë pjesë në mbledhjen e Ministrave për Çështje Evropiane nga vendet e Ballkanit Perëndimor, i cili mbahet nën ombrellën e Ministrit Federal për Çështje Evropiane të Austrisë, në zyrën e Kancelarit Federal, Gernot Blumel.