Zëvendëskryeministri i Qeverisë për Çështje Evropiane Bujar Osmani, në kuadër të vizitës në Bruksel mbajti brifing para përfaqësuesve të Grupit Punues në Këshillin e BE-së për Ballkanin Perëndimor, ku informoi për procesin e integrimit evropian të vendit.
Në takim Osmani brifoi për progresin e vendit në dhënien reformave të parapara në drejtim të përgatitjes së vendit për fillimin e negociatave për anëtarësim me Bashkimin Evropian, duke potencuar dinamikën e zbatimit të reformave të parapara në Planin 18, në veçanti në fushat kyçe të sundimit të së drejtës, shërbimet e sigurisë dhe të inteligjencës, reforma në administratën publike dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
“Kemi sukses të jashtëzakonshëm në dinamikën dhe implementimin e reformave të parapara të Planit 18, për të cilën besoj se do të reflektojë në një Raport shumë më të mirë të Komisionit Evropian nga ajo e vitit të kaluar, së bashku me një rekomandim të pakushtëzuar deri në Këshillin e BE-së”, theksoi Osmani, duke shprehur pritje të qartë se ky progres do të rezultojë me konfirmimin e vendimit të Këshillit të BE-së në qershor, për fillimin e negociatave me Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Gjatë vizitës së punës në Bruksel, Zëvendëskryeministri Osmani do të merr pjesë edhe në brifingun më me ndikim në qendrën think – tank për politikë Evropiane (EPC) në temë “Maqedonia e Veriut në rrugën drejt BE-së: “Houm ran” në negociata për aderim?”. Më vonë Osmani do të merr pjesë edhe në konferencë në temë: Siguri në EJL- siguri në Evropë” nën organizimin e fondacionit Hans Sejdel (Hanns Seidel Foundation), si dhe to të mbajë takim me Eurokomisionerin për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore, Johanes Han, si dhe Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për