Ivanovi refuzon ta pranojë emrin e ri të shtetit, Qeveria e rikujtoi se ka afat

Presidenti Gjorge Ivnaov, refuzon që ta mbarojë mandatin e tij me emrin e ri të shtetit. Edhe për skaj asaj që komuniteti ndërkombëtar tanimë ka filluar me përdorimin e emrit Republika e Maqedonisë së Veriut dhe kanë filluar procedurat për riemërim zyrtar të institucioneve, Ivanov refuzon që t’i zbatojë obligimet që i ka shteti në pajtueshmëri me Marrëveshjen e Prespës.

Marketing

Sipas Marrëveshjes, çdo institucion dhe çdo subjekt juridik i formuar nga shteti patjetër duhet që ta ndërrojë tabelën dhe emrin e tij. Të gjitha ministritë dhe institucionet e kanë respektuar këtë obligim dhe i kanë ndryshuar ueb-faqet, por jo edhe presidenti.

Në ueb-faqja e presidentit edhe më tej e bart emrin presidenti i Republikës së Maqedonisë. Nuk është ndërruar emri as edhe i profilit të tij në Facebook, ndërkaq nuk është ndërruar as tabela në vilën presidenciale në Vodno.
Në pyetjen deri te Qeveria nëse do të ketë sanksione për mosrespektim të obligimeve, prej atje thonë:

“Çdo institucion dhe çdo qytetar duhet ta respektojë Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Është e nevojshme që të gjitha institucionet t’i bëjnë ndryshimet në afatet përkatëse, në pajtueshmëri me ligjet dhe Kushtetutën”, theksojnë nga Qeveria.

Ndryshe, ndryshimi i tabelave në pikat kufitare me Republikën e Greqisë është hapi i parë që e ka bërë shteti drejt ndryshimit të plotë të emrit kushtetues në Republika e Maqedonisë së Veriut. Sipas grupit ndër-resorial e obliguar për kryerjen e obligimeve nga Marrëveshja e Prespës mes Maqedonisë dhe Greqisë, afatet për ndryshim të plotë lëvizin prej 3 ditë dhe deri në 5 vjet nga hapja e kapitullit relevant të BE-së.