Institucionet që nuk e respektojnë përdorimin korrekt të gjuhës shqipe do të ndëshkohen. Këtë e ka ritheksuar sot zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha.
Ai ka thënë se inspektorati nuk është formuar ende. Zëdhënësi Hoxha shpjegoi se Qeveria ka formuar dy grupe pune të përbëra nga dy institucione si për zbatimin e obligimeve të Marrëveshjes së Prespës ashtu edhe të obligimeve që dalin nga Ligji për Përdorimin e Gjuhëve.
Në seancën e djeshme, Qeveria ka marrë vendim që të obligojë Ministrinë e Drejtësisë që në afat prej 15 ditëve të dorëzojë propozim-ligjin për themelimin e Inspektoratit që do të inspektojë përdorimin e gjuhëve nga institucionet.