Do të themelohet Inspektorati për përdorimin e gjuhës

Së shpejti Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut duhet të miratojë Propozim-ligjin për themelimin e Inspektoratit për përdorimin e gjuhëve.

Marketing

Zëdhënësi i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Muamet Hoxha në takim me gazetarët theksoi se brenda 15 ditësh Ministria e Drejtësisë duhet të dorëzojë deri në Qeverinë e RMV Propozim-ligj për themelimin e Isnpektoratit për përdorimin e gjuhëve. Themelimi i Inspektoratit është obligim që del nga Ligji për përdorimin e gjuhës.

“Qeveria në mbledhjen e fundit obligoi Ministrinë e Drejtësisë që në afat prej 15 ditësh, të dorëzojë Propozim-ligj për themelimin e Inspektoratit për përdorimin e gjuhëve. Themelimi i Inspektoratit parashihet me ligjin për përdorimin e gjuhëve ku thuhet se : Parimet, kompetencat, organizimin e inspektimit dhe procedurat e mbikëqyrjes inspektuese të Inspektoratit për përdorim të gjuhëve rregullohen me ligj të veçantë. Njëkohësisht, Qeveria i obligoi respektivisht ju sugjeroi të gjitha institucioneve që gjatë përgatitjes së vulave të respektojnë këtë ligj, në rastet ku nuk ka dispozita për përdorimin e gjuhëve, referencë udhërrëfyese të jetë ligji për përdorimin e gjuhëve”, theksoi zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut në takimin e sotëm me gazetarë.