Ish-kryeparlamentari Trajko Veljanovski është arrestuar lidhur me ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, bëjnë të ditur për INA burime të organeve hetuese.
Ai është hetuar lidhur me ngjarjet e përgjakshme në Kuvend, pasi që janë zbuluar shumë porosi telefonike dhe komunikime mes tij dhe të akuzuarëve të tjerë lidhur me ngjarjen e vitit të kaluar, kur dhunshëm u ndërhy në Kuvendin e Maqedonisë dhe pësuan më tepër deputeti Ziadin Sela dhe kryeministri aktual Zoran Zaev.
Përvec tij janë ndaluar edhe ish-ministri i arsimit, Spiro Ristovski dhe ish-ministri i transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski.